Çaste poetike me poeten:-Rabije BYTYQI

N’shtigje t’ardhmërisë!
——————————-
Dita dhe jeta,
nata dhe drita bëjnë shpirt,
zemër shpirti,
kur dielli ngroh,
frymë i jep lirisë,
bota pushon n’paqe,
n’shtigje t’ardhmërisë!
Dielli dhe kënga,
brenda një tufani,
bukuri e kombit,
lule e parë vere,
gëzohet vatani!
Brenda një kështjelle,
fuqishëm shkrep rrufeja,
syri i ushtarit vizëllon si pisha,
ushtri e pamposhtur të
gjithë t’lartë si lisa!
Dita e ngadhënjimit bën
kushtrim trimërie,
kodrat ngritën lartë,
betejë me shumë lule,
gjithandej shumë i bardhë plisi,
Atdheu dhe kombi krenari prej fisi!
/QendraPress/