Çaste poetike me poetin:Kujtim  R, HAJDARI

NËN TROKUN E MALLIT

Nën trokun e mallit erdhe tek unë,

Me rreze kujtimesh mbështjellur,

Ky plazh lumturohet kaq shumë,

Se diçka dhe për të ke sjellur.

Vera na buzëqesh të gjithëve,

Mikpritja hap dyert nga malli,

Dielli, si në bëmat e riteve,

Të shkruan shkëlqimin tek balli.

Dallgët që vijnë si prej miteve,

Kurora të bardha të dhurojnë,

Ato nuk u lodhën prej viteve,

Në garat e tyre t’na ftojnë.

Nuk di si humbasim kaq ëmbël,

Në këngët që turma këndon,

Duket si një thirrje me zemër,

Që prej harresës ëndrrat na zgjon.

/QendraPress?