Kryetari i Deçanit Ramosaj për vdekjen e një nëne të re me të birin: Fjalët të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Elzina Halit Ramosaj dhe djalit të saj të vogël, Elonit.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë ne sot.
Në emër të Komunës së Deçanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve.
Lutemi që Zoti t’u japë forcë në këtë moment të rëndë dhe që shpirti i Elzinës dhe engjëllit të saj të vogël të prehen në paqe”, shkroi në Facebook, kreytari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.