Çaste poetike me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

PSE MË PYET
———————
Pse më pyet për dashurinë
Për hënën që se shoh azgjekundi
Për rrezet e diellit të bërë akullnajë
Për lumturinë që e mbuloj shkrumbi!
Pse më pyet për dashurinë
Kur valët e detit u shkumëzuan
Për bjeshkët që nuk i shoh ma
Për yjet që s’japin dritë e u errësuan!
Pse më pyet për dashurinë
Për tokën që brenda mbanë zjarrë
Për lisat e gjatë prej bungu
Që mbeten pa gjethe të tharë.,
Pse më pyet për dashurinë
Për lumenjtë që janë shteruar
Për ylberin me shtatë ngjyra
Që qiellin e kanë ndryshuar!
Pse më pyet për dashurinë
Për retë e bardha që rrinë në qiell
Për zjarrin që më ka përvëluar
Për ditët e munguara që ikën pa vlerë!
/QendraPress/