Drejtori i Turizmit Ramadan Tarashaj, pohon  jemi të përkushtuar  për të bërë Prizrenin shembull të  turizmit në  Rajon

Prizreni, tashmë  është bërë njëri nga qytetet më të  vizituara dhe njeri nga  qytetet që tashmë  po  bëhet një shembulli  i zhvillimit të turizmit, Lidhur me këtë  zhvillime  sot, kemi  intervistuar drejtorin e  Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit ekonomik  në Prizren Ramadan Tarashaj, i cili  me këtë rast ka  folur për faktin se  vetëm në periudhën janar- prill,  sipas shënimeve  të kësaj drejtorie e kanë vizituar 92 mijë,  turistë  jo vetëm nga Evropa  por edhe përtej Atlantikut

Po kështu ai me këtë rast  ka folur edhe për panairet e shumta që i ka të shumta  kjo drejtori duke filluar nga  ato në ;Turqi, Berlin, Prishtinë, Tetovë e  në  Prizren.

Kurse  drejtori Tarashaj me këtë rast  ka  folur edhe për  projekte  e rëndësishme që  i ka  në zhvillimin e  turizmit rural dhe  malor. Këtu ka veçuar  ujëvarën e  Korishës, tashmë edhe  projektin e fundit që  lidhë fshatrat Kobanje-Vlashnje dhe Muradem e kështu me radhë   

Kurse ai ka folur edhe  për  prioritet që i ka   tashmë kjo drejtori si dhe synimin që  kjo drejtori ka marrë për obligim që  Prizrenin  ta bëjë shembull në  rajon.