Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mercedes GEGA

Filli i jetës

———————-

Të shoh tek fle në krahë ëndrrash

Mbuluar paqe, pafajësi

Jashtë bota fjalësh tjerr perde lotësh

Ka humbur fillin dashuri!

Të shoh tek fle dhe buzëqesh

Sa larg është dita rrëmujashumë

Qirinj dëshirash ndez yjet nata…

Me një shkëndije nga ti dhe unë!

/QendraPress/