Fryma poetike e së dielës me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

KËTË NATË
————————–
U përlesha me ëndrrën tërë natën
Unë mbrohesha, ajo më sulmonte
Nuk di vërtetë mbrëmë çka patëm
Dhe se kuptova ate se çfarë donte.
U kacafytëm, ndoshta gjysëm ore
Po, një armëpushimi disi e arritëm
U miratuam dhe u kapëm për dore
Asgjë nuk fituam, veç sa u koritëm.
Dyt, me një shtrat ne ishim akoma
Këqyrnim njëri tjetrin si ujku e dhia
S’shifsha gjë, më errësohej dhoma
E m’u duk sikur n’kokë më ra çatia.
Dalëngadalë ëndrrën e qetësova
Edhe zemër mjera ishte në tërbim
I fola zemrës, pasi punë mbarova
Zemër, n’mend t’ëndrrës mos hyn.
U përlesha me ëndrrën tërë natën
Në pat një arësye ëndrra, nuk e di
Më kujtohet që e mpreha shpatën
Iku, por më tha: kujdes, prap do vi!
/QendraPress/