Drejtoria e Inspektorateve  me angazhim maksimal ia del të  gjitha  obligimeve edhe pse janë të shumta, pohon drejtori  Ukimeri

                  Në këto ditë me  vapë edhe pse  nevojat janë  të  shumta,  sipas drejtorit të  kësaj  drejtorie  Islam Ukimeri, tregon se inspektorati është i përkushtuar që ti zbatojnë të  gjitha dispozitat ligjore që e rregullojnë fushën e inspektimeve..Inspektorati vazhdimisht ndërmerr veprime duke bërë kontrolle  të rregullta inspektuese, më  ç’rast i ndërmerr edhe masat ndaj shkelësve të ligjit. Kemi ndërmarrë veprime të rrënimet gjoba të ndryshme , por kemi baror edhe kallëzime penale ndaj shkelësve  tha ai. Pastaj pohoi se inspektorati vazhdimisht inspekto hapësirat publike, me theks  të  veçantë  në zonën historike ,por edhe në pjesë  tjera të qytetit. Ajo që duhet veçuar është  aktiviteti  shumë i rëndësishëm sepse   kemi bërë shumë në mbrojtjen e fëmijëve nga shitja e pijeve alkoolike dhe duhanit, pasi kemi inspektuar të  gjitha hapësirat rreth  shkollave  në ato lokale kemi ndaluar  shitjen e tyre. Ai pastaj  fa folur për bashkëpunim që kanë me  policinë  e Kosovës  si dhe  drejtorët  komunale. Kurse ë fundi  mesazhi i drejtorit  Ukimeri  ishte  që të  gjithë qytetarët apo investitorët që të kenë kujdes nga ndërtimet e paligjshme, mos të bëjnë shkelje,sepse ne nuk  ndihemi kri kur po detyrohemi të ndërmarrim masa, andaj i kisha  lutur që para se të nisin investimet ose ndonjë ndërtimet të  pajisen me leje ndërtimi  dhe të i përmbahen  kushteve  të lejeve të  lëshuara./Rtv Besa/