Ka ndërruar jetë Mehmet Spahiu, asambleist i Kuvendit Komunal të Dragashit.

‘’ Sot, me zemër të rënduar mora lajmin se Mehmet Spahiu, kolegu ynë dhe asambleist i Kuvendit, ka ndërruar jetë. Vetëm dje pata rastin ta vizitoj – edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, me zemër e mendje ishte ende i lidhur me punën dhe interesimi i tij për seancën e fundit më preku thellë. Ishte njeri i urtë, i mençur dhe me shumë dashuri për vendin. Jam me fat që pata mundësinë ta takoj dhe ta përshëndes për herë të fundit. Allahu e pastë mëshiruar dhe e shpërbleftë me Xhenet. Në emër tim dhe të Kuvendit Komunal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e nderuan.’ Shkruan kuvendarja Arijeta Qafleshi Skeraj/QendraPress