Ndahet nga jeta, ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pjesëtar i mëvonshëm i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si dhe ish i burgosur politik. Veprimtaria e Ramadanit ishte e shumanshme dhe me shumë dashuri për Kosovën. Ramadani , por jetës ushtarake e edhe në përditshmëri ishte një mik e shok i çmuar, Ndarja nga jeta e Ramadanit padyshim se ka prekur shumë zemrat e të afërmeve dhe shokëve të tij./QendraPress/