Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Kumrie Avdyl SHALA

PUTHJA
———————-
Ka puthje që hapin plagë,
Që as mjeku s’mundet t’i qepë.
Puthja vret… dhe shpëton jetë?!
Kjo është puthja që lë plagë të thellë.
Puthja me shije kanceri ,
shkrihesh si sheqeri.
Çdo ditë të kuron,
si gjarpri t’helmon!
Ka lloj-lloj puthjesh:
Puthje me shije mjalti,
që zemrës i japin jetë.
Por më e ëmbla është ajo
nga shpirti,
që e pret me vjet!
Ajo është “puthje mjalt”,
që s’harrohet përjetë!
/QendraPress/