Çaste poetike me poeten;-Matilda BROZI

E pashë prapë…

————————

në një natë që s’kishte emër,

me rrugët që heshtnin si unë,

dhe zemrën,

që fliste më shumë se duhej…

Fytyra e tij

e njëjta ndoshta,

por shikimi… një huaj që s’e njihja më.

I humbur në botën që nuk i përkiste!

Nuk m’foli,

por heshtja e tij fliste më shumë se fjalët,

Kishte mësuar të dashuronte…

këte rradhë,

pa mua.

Ai s’e mbajti fjalën,

atë premtim që m’u dha si betim:

“Edhe pas ndarjes, kam me t’dasht.”

Fjalë që tashmë,

I rëndojnë peshë kohës së shkuar!

Në altar, i kurorëzuar…

Pa mua!

/QendraPress/