Çaste poetike me poeten;-Dorina AVDURRAMANI

UNË NUK JAM!

—————————–

Unë nuk jam ai të tjerat,nuk kam nevojë,

nuk jam as zhurmë,as vrull,siç ti pretendoje,

unë jam qetësia,të më duash kërkoj,

në heshtje,qëndrova,pash,gjithçka që ti shkatërroje.

Unë nuk kam nevojë,të jem si të tjerët

sepse rruga ku unë kaloj,është e imja,unike,

por të më kuptoje ti,ishte shumë herët,

prej kohësh më është thyer zëri,nga dita kur ti ike.

Unë nuk kam nevojë,të jem ajo që ti do,

ëndrrat e mia i kam mbajtur gjithmonë të fshehta,

në mënyrën që ti kërkon,mos më dashuro,

unë isha univers i qetë,e tillë mbeta.

/QendraPress/