Çaste poetike me poeten:-Irena HOXHA

KUPOLA QIELLORE
—————————————-
Breng moj zemër, pse më ke,
je lënduar për Atdhe?!
Kudo je, e kudo shkon,
veç për të, ti ekziston!
Lajm I hidhur na helmon,
shqipet nga foleja dëbon,
bëjnë pazar e truall shesin,
veç që në pushtet të mbesin!
Oh, sa shumë që janë të gabuar,
për vete janë të alarmuar,
këmbët dhe, më nuk u zënë,
si të jenë ç’puar nga të iriqit gjëmbë!
Nën mbulesën e kupolës qiellore,
s’mund që ti shmangen drejtësisë!
Se zemra e çdo vendi,
është vulosur nga fryma e perëndisë!
/QendraPress/