Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

SIKUR SHQIPET NËPËR SHKREPA

———————————————–

Kur ta pashë sarginë për shtati

çfarë faji pata un i ngrati

Mu ndal orë mu ndal sahat

nëpër terr deshta me t’kap.

Mos me t’lan cucë me bërtit

sikur ujku me ta ngjit

bash si dashin e kumonës

n’kraht e mi në bjeshkë të Gramës.

Rruazat cucë ti pashë në qafë

krejt i vdekun përmbi të rashë

n’besë me rave e m’shtine n’be

t’rritna pak se jam e re.

Sikur shqipet nëpër shkrepa

djem e vajza n’katunde t’epra

në Ravdisht e n’daç n’Bellovë

vajza t’bukura si kokërr mollë.

N’bjeshkë Cerjanit ça me pa

sikur flutur shkojnë hava

fryn veriu e lulëzon mali

vajza t’bukura rrit Zagradi.

Shteg më shteg Dibrës i rashë

djem e vajza t’bukur pashë

vajza e djem për bukuri

i gjen n’Dibër shpi për shpi.

/QendraPress/