Dështon i radhës , kryesuesi Dehari sërish ua ndërprenë fjalën deputetëve dhe fton seancë për 17 korrik

Edhe sot në përpjekjen e 47-të, deputetët nuk e arritën ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo padyshim se po reflekton tepër rëndë tek qytetarët. Edhe në këtë seancë nuk u gjetë pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në sallë ishin 105 deputetë. Prej tyre, 51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve. Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 17 korrik. Mirëpo , tani më kjo edhe pse po duket se është bërë rutinë , është tepër e rëndë për qytetarët të cilët kanë votuar që Kosova të ketë parlamentin e vetë. SE deri kur kjo mund ët vazhdojë??. Është ligj natyror se çdo fillim të këtë një fund, athua kur do ta ketë një përfundim shpesh tashmë pyesin qytetarët, sepse kjo stërzgjatje është në dëm të Republikës në dëm të shtetit të Kosovës,/