Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

TË TË DUASH TY

——————————–

Të të duash ty shpirt ,

është bukur gjithsesi ,

është si të jesh mes yjesh,

si në galaksi .

Është si të kthehesh,

vite pas e të jetosh ,

atë moshë të ëndrrave rinore,

prap të kalosh.

Është të prekësh shpirtin,

kur vitet po shkojnë ,

të mbetesh pa frymë

e mendimet të gulojnë .

Të të duash ty zemër,

është si një mister ,

është të jetosh parajsën

dhe kur je në ferr.

Është si të jesh pjesë

e një bote magjike ,

jeton mes afshit e gulsheve ,

larg çdo frike.

Është mëngjes,

mëngjes e ag’ çdo herë ,

shpirti mbushet nektar,

ëmbëlsi si në pranverë .

Të të duash ty o jetë,

është vërtet si çmenduri ,

Të jetosh gjithë jetën në një çast,

është si një magji.

Është si britmë e brendshme,

që lehtë të ledhaton ,

të ndez si vullkan e flakë,

mes hapësirash të çon.

Është të duash të jetosh,

edhe në një zbrazëti ,

Se ti je brenda saj,

dhe e mbush me dashuri .

Të të duash ty dashuri,

është të sakrifikosh ,

Është të jesh mes djajsh

e si engjëll të jetosh .

/QendraPress/