Çaste poetike me poeten;-Natyra MAVRAJ

A do të harrosh?
————————–
A do të harrosh të më duash një ditë,
kur s’do të jem zë, as frymë, as hije?
Kur emri im do shuhet ngadalë në kujtime,
si një letër pa adresë, mes mijëra fjalësh të shkuara?
Apo do të jemi ende, ti dhe unë,
të marrë nga ndjenja që s’pyet për largësi?
Të lidhur në heshtje, në kohë të ndryshme,
por të njëjtë në shpirt, pa pasur një “ne”…
/QendraPress/