Çaste poetike me poeten;- Arze HASANAJ

Nata pa hënë

————————–

Sonte hëna nuk po del e ngrata,

zemëruar qenka fort me mua.

Nuk e di pse mërzitur qenka,

kur e di sa më ka munguar.

Asnjëher hëna s’më la vet ,

natën ëndrrat vjen m’i zbukuron.

Se di sonte hënën qa e gjet ,

në qiellin me yje nuk duket askund.

Fajin se ka hëna faji është i imi,

ndoshta e bezdisa për çdo natë.

Sa herë në dritare më trokiti ,

nuk e lija të ikte e mbaja shumë gjatë..

I tregova çdo breng e çdo hallë,

hëna më dëgjon e më jep mbështetje.

Më thotë gjithsecili ka brengat e tija

me durim i mposht sfidat e kësaj jete.

E mërzitur sonte jam pa hënën ,

por besoj mungesa e saj do të ket arsye.

E di s’më tradhëton se e kam mike të vjetër,

nëse deri tani nuk erdhi me vonë do të vij patjetër.

/QendraPress/

Çaste poetike me poeten;-Marjola SALIU

Sikur lutjet të mjaftonin

——————————-

nuk do të kishte fëmijë të vrarë

në radhë për bukë.

Nuk mjafton të thërrasësh Zotin

për të mposhtur të keqen.

Atyre që kanë mbetur vetëm

Nën një çati urrejtjeje dhe bombash,

që hamë me kripë

dhe pije nga pellgjet,

A mendoni se fjalët tona

budallaqe janë të mjaftueshme?

A mendoni se kjo është e mjaftueshme

për të ndaluar zemërimin e famëkeqit?

Në emër të Zotit janë bërë mijëra luftëra,

por ende nuk kam parë ndonjë paqe.

/QendraPress/