Çaste poetike me poetin;-Enver N. REXHAJ

Kurrë ëndrra e askujt

———————————

A do të më shihje?

Nëse jam yll,

a do ta ngrije shikimin drejt meje?

Nese jam muzg,

a do të ndaleshe përballë meje?

Nëse jam dallgë,

a do të më ndiqje deri në fund?

Nëse jam luleradhiqe në erë,

a do të më mbaje për një çast,

apo do të më lije të zhdukesha pa gjurmë?

Sepse gjithë jetën

kam qenë ëndërrimtar,

por kurrë

ëndrra e askujt.

/QendraPress/