Çaste poetike me poeten;-Drita FEJZA

IMER ALUSHANI – VOGLISHI

—————————————-

Në përvjetor t’ndalem me lot

n’kujtim

kur zani yt n’at heshtje m’u tret

vëlla i motrës, zemër me

nderim

ti n’ballë t’lavdisë ke mbetë.

Në gjak tënd u shkrinë rrugët

e kombit

si lumenj që s’njohin kthim a

ndarje

dhe emri yt, Imer biri i tokës e

i zjarrit

u shkrua në gurët e

përjetësisë me vargje

Ata që ranë me ty u bënë yje

me fjalë n’besë dhe gjak

n’përjetësi

populi s’i harron as për një

çast

e historia i shkruan me dritë

në gji

Sa të ketë fjalë shqipe dhe

dhe zemra që rrehë

ti do jeshë i gjallë, në balladë e

në ndërgjegje

as koha s’mund të mbyllë

portat e lavdisë tënde.

Poezi kushtuar Heroit Imer Alushani

E shkruar nga Poetja Drita Fejza.

Falemnderit nga zemra Dritë, jeta dritë tu bëftë.

/QendraPress/