Çaste poetike me poeten;-Miradije GASHI

Shpirti pa fasadë

—————————–

Shpirti s’ka nevojë për dekor,

Kur është i pastër, vetë ndriçon.

Shpirti për filter s’ka nevojë,

S’e mbulon dot asnjë fjalor.

Shpirti flet me ndjesi, jo me silikon,

E kush ka sy, edhe në thellësi e dallon.

S’ka hijeshi shpirti me maskë,

E vërteta brenda ndez si ashkë.

Shpirti pastër si uji qelibar,

Për jetë lë gjurmë, jo veç fjalë.

Në botën ku fasadat kanë vershue,

Shpirti i kulluar lufton me i pranue.

Mos u mashtro nga zëri i zhurmshëm,

Se vetëm vepra bën njeriun të bujshëm.

/QendraPress/