Paniri I librit dhe programet letrare po tubojnë qindra prizrenas dhe libërdashës në Prizren

Foto nga /arkivi i librave te vjetër/
Në kuadër të edicionit të 17-të të Panairit të Librit “Prizreni 2025”,pos panairit të librit organizohen edhe aktivitete lertare , Kështu në natën e parë me 30 korrik , në Sheshin e Lidhjes, pranë Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit, u mbajtë promovimi veprimtarisë se Prof Dr. Bajrama Kosumit, shkrimtar, analistë dhe ish kryeministër i Kosovës i cili me këtë rast evokoi edhe nismën e krijmtarisë së tij në qelin e burgit të Nishit për të ardhur deri tek botimet e fundit. Kurse në programin e dytë të po asaj nate u prezentua shkrimtari Muherrem Kurti. Kurse mbrëmë po në të njejtën hapësirë u organizuan edhe do dy aktivitete letrare me përmbajtje të veçantë: U bë promovimi I librit të Prof. Dr. Nuridin Ahmetit: “Albanologjia në Jugosllavi sipas dokumenteve të arkivave të Shqipërisë”, një studim i thelluar mbi zhvillimin e albanologjisë në hapësirën jugosllave. Dhe një pjesën letrare ishte me autoren nga Kukësi, Vera Istrefi, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë – Dega Kukës, autore e gjashtë librave me poezi. Ku me këtë rast ajo ka shpalosur pjesë të poezive të saja si dhe pjesë nga jeta e sajë si poete dhe veprimtare e gruas. Po këto organizime do të vazhdojnë edhe sonte ku në pjesën e parë me fillim në ora 20,00 do të jetë prezentimi I një shtudjuesi dhe poeti , do të jetë Sadik Idrizi Aljabak dhe poeti Mustafa Balje, nga komuniteti boshnjak.Derisa në pjesën e dytë preznetohen vëllëzërit Ramadan e Refki Reshitaj shkrimtar e poet si dhe veprmtar të kulturës shqiptare në Suedi e Kosovë., Deris nga anën tjetër Panairi I librit vazhdon , ku shumë prizrenas dhe vizitorë të tjerë kanë mundësi të blejnë tituj të shumë të librave në tri gjuhë në ;Gjuhën shqipe, Turqiishte dhe Anglisht . Panarii bashkë me programet letrare do të vazhdojë çdo mbrëmje deri më 3 gusht./Rtv Besa/