Çaste poetike me poeten:-Bruna Gjoni PERVATHI

M’jan tha lulet prej malli
—————————————-
T’kam pas thanë me mi
vadit për cdo mbramje lulet…
Malli i paska rrrxue n’tokë krejt gjethet
Vec rranjët kan mbet thellsive t’dhemtës teme ,
ku tjerren ditët e mia t’vorfna
N’pasqyr shihem rrallë ,se kam fillue
me u tremb prej lëkurês teme
Malli t’futka t’dhe, pa u ni
Jam shkurtue nji pllamb tu qep
tesha t’reja për me ardh
Se ti nuk dite kurrë me e
gjet nji shteg t’bardh
T’kam pas thanë mos me mi
lan lulet me u tha ..
E ti …
S’ma paske vu veshin …..
Eh t’thaftë vera … /QendraPress