Fryma poetike e së dielës me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

DERI KUR
—————————
A më tregon kush deri kur
Duhet të jetoj me shpresë
Të pres se do t’bëhet mirë
Mos atëherë pasi të vdes?
Flisnin për një shtet të fortë
S’do ketë vuajtje as mjerim
Fusim n’xhep një pasaportë
Në çdo kohë për n’perëndim.
Vendin tonë do e lulëzojnë
Këta të zgjedhurit deputet
Që gjithçka këta t’punojnë
Por për xhep e jo për shtet.
Pasuri kanë bërë sa deti
Sillen sikur me qenë mbret
Këti populli asgjë s’i mbeti
Turpi vazhdon t’mos i vret.
Deri kur kjo, shkuan vitet
Këtë kohë s’e ëndërruam
Dija t’shahet dhe të vritet
Tjerat po, këtë s’e besuam.
Deri kur kështu miq të mi
Deri kur këto maskarada
A mund t’ketë ndonjë kufi
Na shkuan veç tri dekada.
Kjo dikujt po i konvenon
Atyre u shkon për shtati
A e dini se kështu s’bën
Të mjerë, mos u zëntë sahati!
QendraPress/