Fryma poetike e së dielës me poetin;-Argjend HASANI

ATO DITË TË KOBSHME PRILLI
———————————————–
(Poezi kushtuar Enver Murselit,
i vrarë në prill të 1999-ës, nga paramilitarët serbë.)
——————————————-
Enver, kaluan shumë mote e vite
Që asnjëherë më, ne nuk u pamë
I mungon familjes e ne të gjithëve
Buzëqeshja jote gjallë na mbanë.
Kujtojmë si sot, bujarinë tënde
Sinqeritetin, nderin e burrninë
Njerzillëkun, nderin e krenarinë
Humorin, gazin dhe dashninë.
Atë ditë marsi për herë të fundit
Ne së bashku te lumi kur u pamë
Më the se nuk priten ditë të mira
Kemi bërë gati pushkë e jataganë.
Retë e zeza kishin vërshuar kudo
Në Llashticë, e mbi vendin tonë
Armiku gjakatar u vërsul si hiena
Kosovën e gjakosën në çdo anë.
Në ditët e kobshme të prillit 99
Shuan jetën e të dashurve tonë
Të gjithë pa faj, 25 ata u vranë
Edhe ty Enver, nga jeta të ndanë.
Enver, vepra dhe shembëlltyra jote
Ndër ne me kujtime të bukura jeton
Pasardhësit tu, Sadiku, Bardhyli, Astriti,
Bukurija, me dashuri e mall të kujtojnë.
/QendraPress/