Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

U LEXUA DHE NJË FLETË
————————————-
Nga libri i jetës, u lexua dhe një fletë
U shtua dhe një rrudhë e ca thinja përmbi kokë
Vitet kalërojnë shpejt njëri pas tjetrit
Çdo gjë.., pas dere qenka në këtë botë !
E tillë është ndërtuar kjo tinëzare jetë
Vitet ikin vërshimthi…., si ujë poshtë urë
Kthehemi pas e kujtojmë me lot rininë
Dhe fatkeqësisht, s’jemi të njomë si dikur !
Ah sa shpejt kalërojnë ciklet njëri pas tjetrit
Siç garojnë nxitimthi kuajt nëpër gara
Të gjithë startojnë nga e njëjta pikënisje
Siç shihet…! – Mosha në finish arritka e para !
/QendraPress/