Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Vetëm ata
———————
Pas puthjes që rrëmbeu.
Si rrufe në ditë pa shi.
Si zjarri i Prometeut.
Shkëlqyen sytë e tij.
Në çast erdhi stuhia.
Me rrufe, me zjarr, me shi.
Kur filloj t’i dridhej buza.
U dorëzua në krahët e tij.
Paskësaj s’kish më fjalë.
As arsye, as hapësirë.
Ishin një vajzë e një djalë.
Që murmuritin n’errësirë.
Klara. 10 gusht 2025.
/QendraPress/