A meritojnë këta politikan të përfaqësojnë shoqërinë kosovare në politikë?:-Shkruan; Gëzim AJGERAJ, shkrimtar e analistë.

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që prek thelbin e demokracisë dhe përfaqësimit, që secili qytetar duhet të tregoi e reflektoi me ndjenjën e përgjegjësisë, në zgjidhjet e tyre në të ardhmen.

Pas dhjetra seancash të dështuara për zgjedhjen e kryeparlamentarit, zhgënjimi dhe skepticizmi janë ndjenja krejtësisht të kuptueshme, pë çdo qytetar të Kosovës.

Një situatë e tillë ngre pyetje serioze rreth aftësisë së politikanëve për të punuar së bashku në të mirë të qytetarëve, që parë në reflektimet që kan bërë për gjatë gjithë kohës së seancave dhe vullnetit të ulërt për punë të përbashkët, shanset për suksese e rezultate, duken qartë!!!

Bllokada politike dhe pasojat e saj në shoqëri dhe në vend

Dështimi për të zgjedhur kryeparlamentarin nuk është thjesht një procedurë e anashkaluar, por një tregues i një bllokade të thellë politike, me divergjenca e interesa të skajshme partiake, klanore e individuale.

Kjo paralizë pengon institucionet të funksionojnë dhe të merren me çështjet urgjente me të cilat përballet shoqëria, siç janë ekonomia, arsimi, dhe shëndetësia, dhe gjitha problemet tjera shoqërore, që nuk jan të pakta në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Le të mbetet në ndërgjegjien e tyre në gjithë këtë katrahurë të thellimit të krizave dhe problemeve, që në vend të zgjidhjeve që kërkohen nga ata, ata e kan ndihmuar situatën drejtë një përkeqësimi të thellë!

Ndërsa për shoqërin Kosovare, le të jet një zgjim i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë përpara votës së tyre dhe kutis së votimit, se kujt po ia beson të ardhmen e tijë.

Përfaqësimi dhe përgjegjësia politike

Deputetët zgjidhen për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, dhe jo interesat e ngushta individuale, grupore, klanore e partiake.

Sepse Atdheu është pronë e të gjithëve dhe jo vetëm e tyre.

Kur ata dështojnë të bien dakord për një hap themelor si zgjedhja e kryeparlamentarit, kjo mund të interpretohet si një dështim në përmbushjen e detyrës së tyre themelore, për të cilën u është dhënë besimi i votuesit.

Kjo gjithashtu minon besimin e publikut tek institucionet politike, dhe të tillët mundë të shihen si përfaqësues të dështuar që nuk meritojnë të përfaqësojnë këtë shoqëri dhe të udhëheqin me këtë vend.

Kuptimi i situatës ku gjendemi sot

Shkaqet për këtë dështim mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë mungesën e vullnetit për kompromis, interesat partiake që vendosen mbi interesat kombëtare, apo edhe mungesa e shumicës së nevojshme për të marrë vendime, për të mirën e shoqërisë, aq më pak në këto tronditje e trazime të përgjithshme në botë e në Ballkan, si ato politike ashtu edhe ekonomike.

Debati nëse këta politikanë meritojnë të përfaqësojnë shoqërinë kosovare është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i krizës së besimit që kanë reflektuar gjithë këta muaj të mos gjetjes së një zgjidhje të problemit.

Megjithatë, në një sistem demokratik, zgjidhja qëndron sërish te qytetarët, të cilët në zgjedhjet e ardhshme kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre dhe të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre, qysh në fushata elektorale, e deri tek vendimi individual, se kujt ti jap besimin ta përfaqësoi në mandatin e ardhëshëm.

20 Gusht 2025/QendraPress/