Çaste poetike me poetin :Sahit F. OSMANI

DRITË E LIRISË I AGON ATDHEUT
-Nait Hasanit
—————————–
Sy i patrembur prej shqiponje
lartësive u ngjite nëpër stuhi.
udhëve të luftës forcën e more
si Anteu në tokën e tij
U sule drejt kraterit të vullkanit
brenda grilave trupi gjak të kullonte
të shtrënguan me darë gjymtyrët
heroizmin tënd donin ta mposhtnin
Kosova martire në zemêr të troket
shpirti yt liridashës vigjilon
je shqipinjë që nuk di të trembet
jashtë nesh e brenda vetes sonë
Sado që të zbriten rrathëve të ferrit.
ti me mundin prej Proneteut
robërinë e pavarësove prej territ
sot drita e lirisë i agon atdheut
/QendraPress/