Çaste poetike me poeten;-Shukrije Dedinca BOROVCI

GJURMË /16.06.2021
——————-
Gjurmë kanë lënë te unë
koha e fëmijërisë,
kur flitej vetëm serbisht
e televizionet shqip njëherë në javë,
kur kudo që ishe
gjuhen serbe duhej ta dije,
kur nxënësit shqiptar duhej të mësonin gjuhën e tyre
e ata krenoheshin me te veten,
me shtetin sllav barbar
e ardhacak ne Gadishullin Ilirik….
Kur gjyshi im plisin e bardhë
nuk e ndërronte me asgjë,
kur fëmijët me të shëndetshëm
merreshin shembull të tyret
e fëmijët tanë, të zbehtë e të leckosur,
një pagë e vogël mezi i mbante…
kur gëzoheshim nëse tinëz
e zinim kanalin dymbëdhjetë,
Tiranen shqiptare…..
kur tinëz lexonim literature të fshehur,
ushqenim shpirtin
e na rritej besimi, na zgjohej ndërgjegja….
se një ditë do jemi komb i barabartë,
se gjuha e kombi jonë i lashtë
kurrë nuk do zhduket,
se një ditë s’ka çfarë t’na bëjë
sllavi, rusi a greku
se jemi një edhe përtej kufijve të ndarë….
Zgjohuni o mendje të ndritura,
nderoni te flijuarit me vite,
shekuj e dekada….
ardhmëria duhet të jetë e jona
vetëm bashkë jemi më të fortë….
zingjirin e komplekseve ta ndërpresim,
zëri ynë do ndihet me shumë në këtë botë….
/QendraPress/