Çaste poetike me poeten;-Lavdije HOXHA

Prindër të vetmuar!!

************************

Në oxhakun e shtëpisë,

Pranë vatrës me pak zjarr,

Të dy prindërit të braktis,

Tek tuk shkëmbejnë nga një fjalë.

Të dy prindërit të vetmuar,

Mërzija i ka kaplu,

Djem e vajza janë larguar,

I mbyt malli me i taku.

Malli i madh që kanë prindërit,

Nuk s’pjegohet dot me fjalë,

I kanë ikur të gjithë fëmijët,

E kanë marrë botën mbarë.

Çfar të bëjnë prindërit e gjorë,

Që çdo ditë rrinë duke pritur,

Të takojnë nipër e mbesa,

T’i shikojnë sa janë rritur.

/QendraPress/