Policia konfirmon se një person 52 vjeqar,dyshohet të ketë kryer vetëvarje,në villën e tij.

Njoftimet e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se një person përreth të 52-tave është gjetur pa shenja jete në një vile pushimore në Kabash të Prizrenit në orët e para të së hënës. Burime jashtë policisë pohojnë se bëhet fjalë për Fatmir Rexhajn nga fshati Korishë e Prizrenit,një pronar i një kompanie të auto-pjesëve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit,togeri Shaqir Bytyqi. I cill pohon se trupi I pa jetë i personit me incialet F.R është dërguar në IML.Ai pohon
“Me datën 25.08.2025 rreth orës 00:50, policia ka pranuar informacion nga familjarët se një person (F.R.) mashkull, rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, është gjetur pa shenja jete në vilën pushimore familjare në fshatin Kabash të Prizrenit. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë ai. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. Pohon togeri Bytyçi.