Çaste poetike me poeten:-Arsinoi Zengo KALLXO

Fustani i Bardhë
—————————-
Shpirti im lahet në ag,
si ylber i fshehur në vesë,
dhe mbi të, si mantel i lehtë,
shtrihet fustani i bardhësisë.
Nuk është pëlhurë prej duarësh,
as fije mëndafshi të endur nga njeri,
por frymë e kthjellët, pa njolla,
që rrobat e botës i bën hi.
Kur e vesh, më ndriçon zemra,
sytë më marrin qetësinë e detit,
e çdo plagë, çdo rrudhë e fshehtë,
shkrihet nën ngrohtësinë e tij të vërtetë.
Ky është fustani i shpirtit tim,
jo për stoli, por për liri,
një bardhësi që nuk zbehet kurrë,
një heshtje e dritshme në përjetësi!
/QendraPress/