Çaste poetike me poeten:-Manushaqe Hoxha LAÇI

Vashëza me fustan
—————————
Me fustanin e verdhë mbi gju
kur zbret shkallët në mëngjes.
Dehmë vashës me sytë blu
jepmë dritën moj princeshë.
Në perëndime me të kuqe
me shoqet kur del shëtitje.
Gjithë livadhet me lulëkuqe
i mbush me gaz e rrezëllitje.
Hidhe vashëz të bukurin hap
fustani i bardhë seç të ka hije
Eja drejt meje o i ëmbli fllad
sillmë freskinë ti nur bukurie.
Me ngjyra mbrëmjeve stolisur
në flokë derdhur dhjetë ujvara.
Të mjalton buza e buzëqeshur
si rrezja e diellit që del e para.
Dritë parajse më sjell në sy
me fustanet që shpesh ndërron.
Hënë e diell shkrihen në tym
ti lozonjare me thjeshtësi sfidon.
/QendraPress/