Çaste poetike me poeten:- Natyra MAVRAJ – Qendra Press

Për ty u bëra e fortë si gur
—————————————
mbajta kokën lart edhe kur qielli më ra mbi supe.
Mësova të qesh, edhe kur u lava më lotët.
Të tregova dritë, edhe kur brenda
meje kishte aq shumë errësira.
Por ajo forcë që ti shihje,
ishte kulla ime prej rëre,
që çdo valë e dhimbjes e rrëzonte ngadalë.
Brenda meje jam copë e çikë,
E ndarë në mijëra thërrime
kujtimesh e plagësh.
Por i mblodha të gjitha në një zemër,
vetëm që ti të mos ndjeje asnjë
therje dhimbjeje.
Në heshtje e pagova çmimin,
e mora atë që se meritoja,
që ti të ecje qetë mbi urën që ndërtoja
me duar të gjakosura.
Sepse dashuria ime
kishte një qëllim:
të të ruante ty,
edhe nëse kjo do të thoshte
ta humbja veten.
/QendraPress/