Fryma poetike e së dielës me poeten;-Margarita Llapushi ZENELI

Botë interesi

—————————

Hap sytë në një botë që flet me zëra të fshehur,

ku buzëqeshjet janë monedha,

dhe shikimet matëse janë balanca të fshehta.

Çdo dorë e shtrirë nuk prek zemrën,

por prekje të interesit që dridhen si qirinj në erë.

Në këtë qiell, yjet nuk ndriçojnë,

ato shesin dritën për një çmim që s’dihet.

Unë kaloj si hije,

mes rrugëve të ngrira dhe rrënojave të dëshirave,

duke kërkuar një cep ku dielli të ndalojë pa kushte,

dhe ku zemrat të fluturojnë pa faturë!

/QendraPress/