Çaste poetike me poeten;Miranda KABASHI

———————-
S’kërkova shumë, pak doja nga kjo jetë,
as vilë në bregdet dhe as pasuri.
Një laps për të shkruar, të mbushja pafund fletë,
dhe pak verë të kuqe, pak ëmbëlsi.
S’kërkova ndër tempuj një jetë mjaft luksoze,
as diamantë, rubinë që ndritin në duar.
E doja si enigmë, më tej misterioze
si prestidigjatore, një magji flakëruar.
Kur nata perdet ul, ngadalë i fik qepallat,
edhe nëpër ëndrra, feniks unë fluturoj.
Si princeshë me kuaj vrapoj në përrallat,
me flutura lëndinash jetën fantazoj.
Miranda Kabashi
/QendraPress/