Çaste poetike me poeten;Blertë Tmava VESELAJ

NDOSHTA SËRISH BIE SHI
————————————
Ndoshta bie shi sërish
Dhe sytë e tu mi sjellë pranë,
Si lotë, ti ndiej pikat nën qepalla
Pranë të mendoj prapë.
Në heshtje më flet një kujtim,
Si hije që zgjatet në perëndim
Një emër që zemra s’e fsheh dot,
Që zemrën ma bën përsëri të ndritë.
Në dritare troket një mall,
Si era që flet nëpër fletë,
Dhe fjala “më mungon” më ngjitet,
Si melodi që s’harrohet lehtë.
Ndoshta s’ka më pranëverë,
Por ti lulëzon në çdo stinë,
Si frymë, si shpirt, si dëshirë,
Që jeton mes shiut dhe hënës plot dritë.
/QendraPress/