Fryma poetike e së dielës me poeten;-Mirushe MUSA

Udhëtimi nëpër bukuritë shqiptare
————————————————
Pyeta Drinin e bardhë e të zi,
malet, i pyeta radhë me radhë,
Si mundem të kaloj në dete,
Me nejt me zanat arbëreshe .
Pyeta Lanën edhe mirushën,
Dalëngadalë kalova fushën,
Dola pak edhe në Valbonë,
Të shoh dardanet si Shqiponjë.
I rash Bunës rreth e përqark,
Në kalanë e Shkodrës mbërrina,
etja shumë më kishte marrë ,
të shoh arbëroret si Gjeraqina .
Kalova bjeshkëve të Kelmendit,
ku është rritur e bukura Norë,
në liqen të Plavës u freskova,
Me yje malsoret thurnin kurorë.
Nëpër Cem nën rrezet e diellit,
s’lash bjeshkë pa i ra ksaj ane,
nuk u ngopa bukuri shqiptare ,
pa u takuar edhe me shkupjane.
Këputa maleve të kësaj ane,
përtej kufijve të shoh mrekulli,
pa u takuar me hyjneshat çame.
s’mund të kthehem në shtëpi.
Mirushe Musa.
/QendraPress/