Çaste poetike me poeten;-Arze HASANAJ

Kujtime e lotë
—————————
Me shiun e vjeshtës që se ndali dot ,
Mbi faqe trokitën pa dashje ca lotë.
Bëra t’i ndaloja por rridhnin më fortë,
Ishin lotë nga zemra u mundova kotë.
Rridhnin përmalluar ashtu brenda vetes ,
Lotët shprehin gëzimin e hidhërimin e jetës .
Por lotët e mia që rridhnin pa ndalë,,
Më sollën kujtime që më lanë pa fjalë.
Ndonjëher kujtimet na sjellin buzëqeshjen ,
Por ka plot kujtime që sjellin lotë vjeshte .
Mundohesh nga mendja t’i largosh me tutje,
Por zemra nuk të pyet shpesh bëhet hajdute.
Ti vjedh dalëngadalë ndjenjat që ka shpirti ,
mallin të sjell vrullshëm gjer tek lot i yti.
Sado që mundohesh të mos mposhtesh lehtë,
Syri të sjell lotin sikur shiun mbi fletë.
Me shiun e vjeshtës malli që djeg brenda,
Bashkë me kujtimet u bënë që të gjitha.
Më bënë të dorëzohem të jem e pa fuqi,
Sot më solli vjeshta kujtime lotë dhe shi.
/QendraPress/