Çaste poetike me  poetin;-Nexhat REXHA

NGADALËSIM

——————————-

Vjen me pritjen ngarendje

Në strehim të fundfillimit

Atje ku brigjet grinden

Se kush palon fletet e degëve

Kur frynë erë e ndalon rëniet

Mistershëm vjen

Përqafimi kafshues

Me yjet ngazëllim

Ti ngadalëson dhembjet

Fshehtas në sytë pezmatim

Të kyçur në dry zemre

Buzëshkrumbur ke tretur demonet

Përtej ëndrrave kryelajm

Atje ku bota ekuilibron ne ty…

Tetor 2025 /QendraPress