Çaste poetike me poeten;-Albana METHOXHA

Me erën vjeshtake malli më mbyt
————————————————
Era vjeshtake hedh gjethet e zbehura
E ka kush e ka me to luan nga pak
Fustan do t’mi vesh, e malli më mbyt,
në fyt fjala mu ngec si lak
Dikur gjyshja për kukullën prej lecke
Me gjethe lojfate më preu fustan
e qepi me gjemba trëndafili, ja veshi
-Ja zemër e nënës sa bukur që ngjan…
E unë me gjethe vjeshte u mundova
të sajoj fustan si gjyshja dikur
Qesha e qava përhumbur kujtimesh
veç gjethet vjeshtake s’mu kthyen pëlhur.
/QendraPress/