Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Hyrije JUSUFI

NESËR SHKOJ…!

—————————

Prap po iku pa ty hije mbetur

Rrugë pa ty kryqeve të jetës

E ti një shkëndi nga unë eshkë

që djeg si shkretirë braktisur

Po fluturoj pa sytë tu qiejve

E buzën time kafshon ironia…!

Me dhëmb kjo ikje në pakohësi

Kisha shkulur pengesat labirinthave

Në ty me fuqinë e lotit mbeshtjellur

Do rrugetoj udhët e kthyera mbrapsht

Po marrë rrezet e diellit me vete …!

Ato që të shkëlqenin ty Shpirti im

Si një portë plot magji valëve trazuar

Tronditjen tënde pret heshtja shpirtit

Për ti lëshuar ënderrat në fluturim… !

Mbështjellur në shtegëtime të bardha

Me këngën që fle në zemër e bënë dritë

Përtej natës në shqetësime si rrufe djeg cakun.!

Në përbindëshin tënd flinte fytyr njeriu dehur

As magjitë me qetësinë hyjnore nuk të njohën

Askush s’ do mund ta zbërthejnë qënien

Nuk i tubon dot era të tilla ndjenja misterioze

Shpërndarë vërdallë luftrash brenda vetësisë time..!

Herë lartësive qiellore herë fundit të detit i përplasë

Se çelësin e dashurisë nuk ta pata dhënë me e vete…

Peng burgosur ne muzën time shpuriti etjën e shpirtit

E neser shkoj përtej qiejve në udhën e panjohur hijeve..!!

/QendraPress/