Çaste poetike me poeten:-Flora BOJA

‘’Rrugëtimi i një kombi,,

——————————————–

Në udhëkryqin e kohës,

ne duam të ecim me hapa të shpejtë,

Me shpresë për dritën që po na vjen.

Shpresojmë që kjo dritë të na ndriçojë,

Se ky komb për ne @ndjehet krenar,

Është i pavdekshëm,

Kombi shqiptar! 

Nën strehën e këtij dheu, çdo zemër fort rreh,

Mbi rrugët e vështira,

 trimëria dhe mençuria kanë lidhur besë.

Mijëra këngë ,vargje e lot në duar i mbajmë fort,

Për një të ardhme të ndritur, e ngremë zërin sot.

Udha jonë është e gjatë dhe plot sfida,

Kjo rrugë na duket e gjatë,

pambarim,

Por ne, në çdo hap që hedhim,

Mbajmë flakën e lirisë si bekim,

Dhe gjithmonë do ta kemi

si udhërrëfim.

Rrugëtimi i një kombi është mjaft i shenjtë,

Prandaj ne kërkojmë të ecim me hap të shpejtë.

Të gjithë bashkë do të bëhemi gurë të fortë,

Këtë rrugëtim do ta vazhdojmë,

Që të rinjtë dhe mosha e madhe,

të gjithë bashkë, ta gëzojmë.

Ky rrugëtim për këdo është bekim,

Por në veçanti për brezin e ri,

Që do ta gëzojë dhe do ta bëjë,

këtë vend një mrekulli.

Dhe ky komb i bekuar

Do ta mbajë me krenari emrin:

Shqipëri! 

/QendraPresss/