Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Suzana Llanaj VANGJELI

KOHËN SE NDALIM DOT…..!!!!!

—————————————–

Sa shpejt ikën koha, me të

ne vrapojmë, pa u ndalur,

pa menduar, pa pushim, se

gjithëshka që ikën, s’ka kthim…..

Në jetë dashur pa dashur, ne

takojmë shumë mirësi, ligësi

përballemi me kurthe, intriga

netë pa gjumë, s’kemi qetësi……

Thonë “ Se fatin dhe shoqërinë

duhet ti zgjedhësh në jetë”, por

shumë nga ne, kemi treguar dhe

provuar, s’është aspak e vërtetë…..

Ndaj, le të ndalim pakë vrapin

se kohën, askush se ndal dot

të flasim me heshtje, pa lëndim

të qeshim sot, se nuk ka më kthim…..

/QendraPress/