Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, ka njoftuar formimin e koalicionit me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Gjatë një takimi miqësor, Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjitha energjive pozitive për zhvillimin e qytetit.

“Nje kafe me ish-kandidaten për kryetare nga Nisma, Albulena Balaj-Halimaj për të rrugëtuar bashkë për zhvillimin e Prizrenit. Vazhdojmë me energji pozitive drejt fitores së të dielës”, shkroi Totaj