Çaste poetike me poeten;-Brunilda MUSAI

Kthehu prapë

————————-

Kthehu prapë, në atë breg mes dallgësh,

Eja ta përshëndesim, bashkë perëndimin.

Do te pres ketu, mos lër zemrën te plaset,

Kthehu prapë, bashkë me zogjtë e shtegëtimit.

Mes ujëvarash, eja ujite zemrën,

Ma merr shpirtin, me vehte se po plas.

Me thuaj atë fjalë, qe ti i vure një emër,

Nga mungesa jote, shpirti bëhet plagë.

Mos mi interno, ëndrat në fluturim

Lëri ne një varkë, të lundrojnë qete-qete.

Kthehu prapë, e shëroje shpirtin tim,

Njëmijë plagë ka marrë, nga kjo jetë.

Mos kërko, që gjithmonë të ikesh.

E me nje grusht,mbyll një portë zemre,

Asnjeherë zemres, nuk i vë dot pritë .

Ska formulë, per dashurinë e një femre.

/QendraPress/