Çaste poetike me poeten;-Bruna THANASI

Pranvera pa grua,jo nuk cel !!
——————————————-
Herë herë mërzitem,që jam femër
Më hypën dëshira,të isha një djalë
E them me shpirt,e them me zemër
Gjer sa inati,të më dalë
Ndofta ju ka ndodhur, dhe juve o gra
Këtë dëshirë si unë,ta kini shprehur
Të gjitha kusuret,i kemi mbi kra
Dhe lodhesh e thua, me mirë vdekur
Herë herë cuditem,më vjen një energji
Se di nga hyn, e c’derë del
Gëzohem që s’jam djalë,por femër me gji
Pranvera në sy,sërish me cel
Burrat na thonë,se kemi shtatê shpirtër
Më vjen inat, e zë nuk bëj
Mrekulli që Zoti,na bëri me mitër
Dhe lumturinë gjithmon,tek femijet e gjej.
Mërzitem herë herë,inat më vjen
Nga zgjedhjet e Zotit,përpara nuk del
Të jesh një femër,gjithmon ja vlen
Pranvera pa grua, jo nuk cel!!
/QendraPress/