Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Kalorës të harbuar
———————————
Ata presin të gjithë, të bjerë kalorësi,
Kanë kohë që mezi presin në fakt,
Ëndrrojnë, luten, trillojnë,
Dhe magji kanë bërë madje!
Presin të shohin si do t’i varet koka,
Rrëshkasin frerët nga duart,
Ja dhe pak dhe pak, dhe ndoshta
Një lak do të varet nga degët e pemëve
Në vend të frutave joshëse…
Presin, luten, trillojnë dhe kanë harruar
Që kali, nga çasti në çast mund të ngordhë,
Askush s’i ka dhënë një orë pushim,
As bukë e as ujë për të pirë,
Një shekull të tërë kalërim i harbuar…
/QendraPress/